Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Pas hulumtimeve të gjata dhe mungesës absolute të teksteve, madje edhe të një qasjeje të paktë për Sabianët, religjionin e tyre, femrën apo më së largu të posedimi të ndonjë teksti në gjuhën shqipe, kam ardhur në konkludim se një hulumtim i këtillë është mosmirënjohës, sepse kemi të bëjmë më një komunitet etniko-fetar, me një pakicë e cila ka jetuar që nga antikiteti e deri më sot, e koncentruar më shumë në Irak, e që në trashëgiminë islame përmenden tepër shkurt dhe nuk ka shumë burime. Me që tematikisht do të fokusohem në rolin e Miriai, respektivisht Merjiemës apo Shën Mërisë, është e rëndësishme që së paku të jepet një introdukt për këtë komunitet, religjionin e tyre, për prezencën e Merjemës në tekstet Sabiane si dhe marrëdhëniet e Sabianëve në raport me Hebrenjtë dhe Myslimanët. Shën Mëria është figurë themelore e krishterimit, po ashtu edhe si Merjem në Kur’an dhe Islam gëzon një pozitë të lartësuar, situata është krejtësisht tjetër tek Sabianët dhe pikërisht kjo do të jetë sqarimi themelor në këtë punim.
Unë nuk kam hasur ndonjë kumtesë, studim apo burim në gjuhën shqipe për Sabianët, për kulturën, rolin e tyre historik dhe kulturor, për marrëdhëniet e tyre me hebrenjtë, krishterët dhe myslimanët etj., andaj konsideroj se kjo qasje pioniere që t’i hidhet pakëz dritë këtij deficiti total për dijen mbi Sabianët, do të kontribuoj në një të kuptuar më të mirë, në veçanti të rolit dhe ndikimit të Miriai në shoqërinë Sabiane, Krishtere dhe Islame. Qëllimi im primar ka qenë që të kontribuoj në zgjerimin e dijës për Sabianët e në veçanti të Miriai, respektivisht një prezantim tjetër të figurës së saj nga ajo që jemi mësuar të dimë deri sot, nga burimet biblike dhe kur’anore. Dhe doemos të sqarohen disa rrethana të jetës së saj në një ambient antik me përplot probleme, socio-ekonomike dhe fetare siç ishte Judea nën sundimin Romak. Në tekstin e mëtutjeshëm unë do t’i përmbahem emërtimit të saj ashtu siç qëndron në tekstet Sabiane, respektivisht si MIRIAI.
Keywords [Persian]