خدمات حسن قلشی به علوم انسانی در کوزوو

Author

Abstract

در این مقاله مولف خدمات حسن قلشی به علوم انسانی در کوزوو گزارش می دهد

Keywords


Article Title [Persian]

Kontributi shkencor i prof. Hasan Kaleshit në periodikun shkencor në Kosovë

Author [Persian]

  • MA Jahja Hondozi
Abstract [Persian]

Për jetën dhe veprën e dr. Hasan Kaleshit deri më sot janë botuar disa shkrime, madje edhe një monografi e tërë.
Thënë të vërtetën, të shkruhet për një figurë aq të shquar siç ishte dr. Kaleshi, nuk është aspak punë e lehtë, kur të kihet parasysh dimensioni dhe vëllimi i jashtëzakonshëm i kontributit të tij.
Dr. Hasan Kaleshi ka qenë një studiues i mirëfilltë i cili ka dhënë kontribut shumë të çmuar në afirmimin e shkencës shqiptare dhe prezentimin e saj në rajon e gjetiu.
Janë të njohura pjesëmarrjet e tij në konferenca e simpoziume shkencore në Gjermani, Turqi, Bullgari, Itali, Greqi e vende të tjera ku me profesionalizmin e një shkencëtari ofronte gjithnjë të arriturat më të reja nga fushat e ndryshme shkencore.
Opusi i tij krijues mjaft i pasur, ndonëse për nga aspekti kohor jo fort i gjatë, shtrihej në disa disiplina, si: linguistikë, histori, letërsi, kulturologji, po edhe islamistikë.
Gjatë periudhës kohore 1949-1976 kur edhe ndërron jetë, dr. Kaleshi ka shkruar një numër të madh punimesh të publikuara në periodikun shkencor të kohës. Janë gjithsej 373 punime të cilat dr. Kaleshi ia ofroi opinionit shqiptar dhe atij botëror.
Këtu përfshihen punime origjinale të autorit si edhe shumë përkthime nga gjuhët e huaja, e kjo falë zotërimit të tij të gjuhëve kryesore evropiane: gjermanishtes, anglishtes, frëngjishtes e italishtes, përfshirë këtu edhe gjuhët ballkanike dhe atyre orientale: arabishtes, osmanishtes e turqishtes.

Keywords [Persian]

  • Hasan Kaleshi
  • periodiku shkencor
  • Kosovë