Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Poeti dhe mendimtari persian Feriduddin Attar, i lindur më 513 (1119- 20) në Nishapur (Horasan) e ndërroi jetë rreth v. 1220, nuk është i njohur vetëm për poezitë alegorike e mistike, e as vetëm për veprën “Mantiq ettayr” (Të folurit e shpendëve), që shquhet për vlerën e vet të jashtëzakonshme artistike, por edhe si autor i shkrimeve të tjera me gjuhën e simboleve, si janë Bulbul-nama (Libri mbi bilbilin), Shutur-na-ma (Libri mbi devën), veçmas Esrar-nama (Libri i fshehtësive), me të cilën ka ndikuar në poetët persianë, e sidomos në Xhelaluddin Rumin (1207-1273), poetin dhe filozofin më të madh mistik (sufist) persian. Attar e shkroi edhe veprën Tezkire el-evlija (Biografia e sufive), për të cilën u bë më i njohur, dhe vepra të tjera. Ka merita edhe si autor i librave që shekuj me radhë kanë shërbyer për nevoja arsimore si janë tekstet shkollore e doracakët, prej të cilëve mësohej persishtja dhe për-vetësoheshin idetë etike dhe njohuritë e tjera. Një tekst i tillë, me titullin “Pendi Attar” ka qenë në përdorim në ruzhdije, medrese dhe shkolla të tjera të mesme edhe te ne. Kështu, p.sh., në ruzhdije (gjimnaze të ulëta) përdoreshin tekste të ndryshme shkollore në turqishte, arabishte e persishte. Në persishte janë të njohura “Talimi farisi” (Bazat e grar-natikës persisht) e ishte në përdorim edhe “Tuhfei Vehbi” (fjalor per-sisht-turqisht në vargje). Nga sfera e moralit shërbenin tekstet shkollore “Pendi Attar”, “Gulisan” nga Sadi dhe “Nasihatul hukema” (Mësime mbi moralin në persishte).”
Keywords [Persian]