معنی کلیمه لی – Li در زبانهای هند و اروپایی

Author

Abstract

در این مقاله، نویسنده معنی کلیمه لی – Li را در زبانهای هند و اروپایی، از جمله زبان آلبانیایی کاوش می دهد.

Keywords


Article Title [Persian]

Kuptimi i fjalës së vjetër LI

Abstract [Persian]

Po e nis me thënien e të urtit Platon:“ Çdo gjë që nuk e njohim dhe nuk e kuptojmë në gjuhë, mund të jetë barbare, por mund edhe të mos jetë, dhe vetëm të na duket e tillë, për shkak të vjetërsisë.” [1]
Për hire të respektit personal dhe jo vetëm atij, për sa i takon his-torisë së gjuhës sonë, fillimisht do të shërbehem me njohuritë e ofruara nga Dr. E.Çabej. Njëherit dëshiroj që përmes këtyre njohurive lexuesit t’i ofroj sa më shumë njohuri nga historia e gjuhës në mënyrë që ai vet të krijojë opinion lidhur me problematikën që do ta trajtoj.
“Grupi i gjuhëve indoevropiane fillon me keltishten në Irlandë e shkon gjerë në Hind. Duke u nisur nga lindja e duke ardhur në perëndim, janë këto gjuhë ose degë gjuhësore indoevropiane: indishtja, armenisht-ja, greqishtja, shqipja, gjuhët italike, gjuhët kelte, gjuhët gjermanike, gjuhët baltike e gjuhët sllave. Ka disa gjuhë të vdekura, si hetitishtja në Azi të vogël e tokarishtja në Turkestan. Në Azi të Vogël përveç hetit-ishtes ka qenë folur edhe frigjishtja, luvishtja e disa të tjera gjuhë indo-evropiane. Në Gadishullin Ballkanik është folur ilirishtja, trakishtja e maqedonishtja. Në Itali veriore ligurishtja, e ndonjë tjetër.

Keywords [Persian]

  • Fjala Li
  • gjuhet indo-evropiane