Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Abstrakt
Në shekujt e kaluar, gjatë kohëve të vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë, një numër i madh i dorëshkrimeve të çmueshme u dogjën, u zhdukën apo humbën gjurmët. Disa prej atyre dorëshkrimeve, shumi-ca vepra të autorëve a të kopjuesve shqiptarë, u dërguan nëpër bibliote-ka të ndryshme, si në Turqi, Bosnjë, Bratislavë, Beograd dhe në vende të tjera. Një numër i konsiderueshëm i këtyre librave të dorëshkruar janë mjaft të vjetër. Ata datojnë, me sa dihet deri më sot, që nga gjys-ma e shekullit XIV, ndërsa më të rinjtë arrijnë deri në gjysmën e parë të shek. XX . Sipas një hulumtimi ende të pambaruar, sot në Kosovë mendohet të ketë afro 3.000 dorëshkrime orientale. Një numër i kon-siderueshëm i këtyre dorëshkrimeve vijnë nga bibliotekat private dhe nga bibliotekat publike, që në territorin e Kosovës është provuar të jenë që nga fillimi i shek. XVI . Ka nga ato dorëshkrime që janë shkruar e kopjuar në Kosovë, po ka edhe nga anë të ndryshme të Botës Islame. Në Arkivin e Kosovës, përveç një numri relativisht të madh të doku-menteve të rëndësishme në gjuhët orientale, sikurse u tha, ruhet edhe fondi i dorëshkrimeve islame-orientale në formën e veprave të plota të pabotuara, me gjuhë bazë arabishten, turqishten, persishten dhe gjuhën shqipe, me grafi arabe. Nga këto dorëshkrime, 71 janë në arabisht, 19 turqisht, 2 persisht, 1 persisht - turqisht, 1 arabisht - turqisht, 1 arabisht - persisht dhe 1 në gjuhën shqipe me grafi arabe.
Keywords [Persian]