Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Abstrakt
Në punimin me titullin “Tri çështje gjuhësore sipas Sami Frashërit” janë trajtuar historia e shkrimeve, rëndësia e shkrim-lexim-it dhe dobia a përfitimi nga mësimi i gjuhëve të huaja. Në të vërtetë, këtu janë vënë në dukje pikëpamjet e Sami Frashërit lidhur me këto tri çështje gjuhësore. Pasi shkruan për hieroglifet e Egjiptit, Kinës, In-disë, dhe për ato që janë zbuluar në territorin e Tigrit dhe Eufratit, Sa-miu u sillet disa shkrimeve të lashta: të haldeasve, sirianëve, arabëve, fenikasve, hebrenjve, shkrimit grek, latin, gotik etj. Punimin Samiu e përfundon me krahasimin midis shkrimeve (alfabeteve) të hebraisht-es, arabishtes dhe greqishtes. Për S. Frashërin, çështje e rëndësishme gjuhësore është dhe shkrim-leximi. Mendimet e tij rreth kësaj teme Sa-miu i shfaq kryesisht në punimin “Shkrim-leximi”, të botuar në revistën “Hafta”. Sipas tij, gjuha është mjet komunikimi në mes njerëzve, e cila ka dy forma: të folurit dhe të shkruarit. Të folurit, thoshte ai, është diç-ka e natyrshme, kurse shkrimi është rezultat dhe pjellë e njeriut. Sami Frashëri shkrimit i jepte përparësi karshi të folurit. Ja si e përshkruan përparësinë e shkrimit: “Me të folurit mund t’ia shprehim qëllimin tonë vetëm atyre që janë përballë nesh, thotë S. Frashëri, kurse me shkrimin kemi mundësi t’ia shprehim qëllimin tonë edhe atyre që janë larg në kohë dhe në vend. Përveç kësaj, ajo të cilën e flasim, e dëgjon një
Keywords [Persian]