Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Koha në të cilën jetojmë është e karakterizuar me përleshje të shumta mendore, iracionale dhe luftarake si dhe me aktivitetet shkatërruese në mbarë botën që e godasin direkt njeriun i cili në të gjitha ato që është duke u shkatërruar do të duhej të kënaqej shpirtërisht dhe materialisht.
Për fat të keq, shkatërrohet dhe ai vetë. Fakti se në botë mbretërojnë luftrat dhe jo paqja, pavarësisht nga fakti se njeriu në brendësinë e tij ndien nevojë shumë më intensive për paqe sesa për shkatërrim, na çon të mendojmë se thelbi i problemit i referohet moskuptimit të përkufizimit të paqes nga ana e njeriut modern apo mbase mangësisë në vetë përku-fizimet.
Mevlana Xhelaluddin Rumi, një nga poetët dhe mendimtarët më të mëdhenj të cilin njerëzimi arriti ta njohë përmes veprave të tij, e përcak-ton paqen duke e ndarë atë në disa lloje, ndriçon marrëdhënien e ndërs-jellë dhe reciprocitetin e llojeve të përcaktuara si dhe nivelet e paqes ku dhe ofron një zgjidhje për të krijuar një paqe të qëndrueshme, cilësore dhe të drejtë.
Keywords [Persian]