Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Të gjitha fetë botërore në gjirin e vet përfshijnë edhe sufizmin, përkatësisht tesavufin, në Evropë i njohur si misticizëm, prandaj sufizmi nuk është imanent vetëm për Islamin. Sufizmi në fakt është një formë e përvojës religjioze nëpërmjet të cilit njeriu vjen në lidhje më të ngushtë me transcendentalen, me të padukshmen, të cilën shqisat dhe vetëdija jonë nuk mund ta arrijë e perceptojë.
Përvoja sufiste ndikon fuqishëm në transformimin e njerëzve që merren me të. Ata fitojnë pikëpamje të reja mbi gjërat dhe ndryshe i qasen problemeve që dita ditës, gjithnjë e më shumë, po e ngushtojnë shpirtin njerëzor. Në historinë islame gjithashtu u shfaq ky segment shpirtëror, i cili sipas njohësve të kësaj përvoje, është i bazuar në shpalljen e Kur’anit dhe fjalët/praktikën e Muhammedit a.s. Synimi final i kësaj rruge, sipas tyre, është përsosuria e njeriut në të gjitha pikëpamjet e tij, materiale dhe shpirtërore.
Keywords [Persian]