Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Punimi trajton në mënyrë të sintetizuar: mitikën dhe fetaren në tri këngë popullore shqiptare, të cilat si të tilla janë të veçanta, jo vetëm në poezinë tonë popullore, por edhe më gjerë. Ato si krijime poetike, janë shumë të vjetra, por me ardhjen e islamit në Ballkan, marrin shtresim islam. Këngët kumtojnë në mënyrë të hollësishme për dhunën e egër që shkakton kjo qenie mitike, si përbindësh, duke ngrënë njerëz e shkatër-ruar njerëzimin.
Divi Marvon si qenie mitike është i ngjashëm me Polifemin e grekëve dhe me Humbabën që e hasim në traditën letrare sumero-babilonase.
Sipas këtyre këngëve, divi një ditë shkon në teqën e sheh Abdullahut, i cili ishte duke bërë ziqër, fillon për ta ngrënë atë, por koka e tij fluturon dhe shkon në Meke e në Medinë, për të njoftuar pejgamberet. Atëherë Ali Dosti - hazreti Alia, sipas porosisë së Pejgamberit (Resulit a. s) siç për-shkruhet në këngë, i hip Dyldylit dhe shkon në shpellë të divit, e lutë që të bie iman, të mos han mish insani, duke i ofruar nga tre desh të pjekur, por ai refuzon, andaj Aliu r. a. me shpatë ia heq kokën, liron popullin e robëruar dhe me ndihmën e Perëndisë e bën shehun prapë siç ka qenë.
Keywords [Persian]