Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Alfabeti arab formën përfundimtare e mori rreth viti 512 të erës së re, kurse në vitin 540 u pavarësua plotësisht nga alfabeti nabetij, kur mbretëria arabe filloi të shtrihej në Basra dhe në Kufe. Shtrirja e alfabetit arab ndër popujt jo arab, është varur nga shumë faktorë siç janë: niveli kulturor i tyre, përdorimi, apo mos përdorimi i ndonjë alfabeti më parë tek ata popuj, shkalla e pranimit të islamizmit, ndikimi i gjuhës arabe, në mënyrë drejtë për drejtë apo tërthorazi dhe shumë faktorë të tjerë. Ekzistimi i alfabeteve paraprake te disa popuj, ka ngadalësuar shtrir-jen e alfabetit arab tek ato popuj, siç është rasti i alfabetit pahlevian në
Persi, i cili edhe pati ndikim të madh tek alfabeti arab. Dihet mirëfilli, se alfabeti arab te shumica e popujve që kanë përdorur këtë alfabet, ka pësuar ndryshime duke e modifikuar secili popull për nevojat e shkrimit të gjuhës së tyre. Për ne është me se e domosdoshme të shohim adaptimet, gjegjësisht modifikimet, që ka pësuar alfabeti arab në gjuhën persiane dhe atë osmane-turke, për faktin se edhe gjuhët e Ballkanit, të cilat e pranuan këtë alfabet, kanë qenë të ndikuara direkt nga këto gjuhë në shkrimet e tyre.
Keywords [Persian]