رخدادهای قبل از جنگ کوزوو در کتاب "هشت بهشت" " ادریس بدلیسی"

Abstract

این مقاله از اتفاقات و رخدادهای قبل از جنگ کوزوو که بین ترک ها و صرب ها اتفاق افتاده می پردازد.

Keywords


Article Title [Persian]

Ngjarjet para betejës së Kosovës në ‘Hesht Bihishtin’ e Idris Bitlisit

Abstract [Persian]

Në periudhën e depërtimeve të para të osmanëve në hapsirën ball-kanike, në gjysmën e dytë të shek. XIV gjerë te Beteja e Kosovës në vitin 1389 në Ballkan kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme, të cilat, secila në mënyrën e vet, ka qenë vendimtare për këtë hapësirë, si dhe për zgjërimin e pushtetit Osman, edhe më tutje në Europë. Kjo ishte periu-dha e forcimit të shpejt e sulltanatit Osman, e njëkohësisht e rrënimit të Perandorisë Bizantine dhe shteteve tjera feudale ballkanike, pikërisht për shkak të mosrregullimit të çështjeve të brendshme politike dhe sho-qërore. Burimet e vjetra historike osmane i kushtojnë pak hapësirë këtyre ngjarjeve. Vetëm historiografët pararendës të Idriz Bitlisit shkruajnë pak më gjërësisht dhe më qartë. Mirëpo, as këta nuk jane te kënaqshme per te sqaruar të gjitha ato ngjarje. Kështu, p.sh. Ashik pasha Zade dhe

Anonimusi shkarazi e përmendin Betejën e Maricës; Mehmed Neshriu, i cili ishte bashkëkohanik i Bitlisit dhe i cili shpesh shkruan më gjërësisht se Bitlisi, në historinë e tij Kitab-i Xhihan-numa, vetëm nëntë rreshta ia kushton kësaj beteje. Mirëpo, Bitlisi, i cili në historiografin osmane konsiderohet si burim i dorës së parë dhe si i tillë është vlerësuar dhe shfrytëzuar, Betejës së Maricës i kushton gati pesë faqe. Ne këtu do të afrojmë në përkthim përshkrimin e ngjarjeve më të rëndësishme para Betejës së Kosovës nga dorëshkrimi i poemes se Bitlisit Hesht Bihisht, i cili ruhet në arkivin shtetëror në Zagreb, do ti permbahemi ashtu si i ka pershkruar ky historiograf, duke i lene anash ato pjesë të tekstit, që paraqesin barrë stilistike e të cilat nuk e zgjërojnë as nuk e ngushtojnë përmbajtjën e tekstit.

Keywords [Persian]

  • Beteja e Kosovës
  • Hesht Bihisht
  • Idris Bitlisi