آلبانی در نگاه سیاحات نامه "اولیا چلبی"

Abstract

این مقاله

Keywords


Article Title [Persian]

Shqipëria e sotme në Sejahatnamen (Udhëpërshkrimin) e Evlija Çelebiut

Abstract [Persian]

400 vjet më parë harta e botës ishte ndryshe. Ndryshe ishin të organizuar edhe popujt e botës dhe jetonin ndryshe. Këtu po prezantoj shqiptarët, të cilët si popull edhe sot e kësaj dite janë njëlloj, porse kufijtë gjeografik brenda të cilëve jeton sot ky popull, ka shumë ndryshime në krahasim me pozitën në të cilën ishte në shekullin 18, kur i vizitoi Evlija Çelebiu.

Prandaj edhe në titull desha t`a theksoj se këtu do të flitet për një shtet shqiptarë me kufij politik brenda të cilëve gjendet sot. Këta kufij janë të caktuar sipas interesave të forcave politike evropiane në vitin 1913. Janë diskutuar në vitin 1918 por asnjëherë nuk janë pranuar nga organe me relevancë ndërkombëtare. Sipërfaqja e Shqipërisë së sotme i ka 28.748 km. katror dhe afro 4 milion banor,1ndërsa Kosova i ka 10.877 km. Katror me afro 2 mil. Banor.2

Në dokumentacion zyrtarë si edhe në gjeografinë e botës aktual-isht është e shënuar me emrin Albania (Shqipëri). Deri në vitin 1912, në burimet historike e diplomatike të sulltanatit Osman emërtohet Arnautl-luk dhe përbëhej nga katër vilajete: Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinës, Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Shkodrës. Arnautlluku – Shqipëria para vitit 1912 – para luftërave Ballkanike, ndryshon shumë nga kjo e sotm-ja, prandaj këtë të sotmen e quajnë edhe Sh q i p ë r i p o l i t i k e

Keywords [Persian]

  • Shqiperia
  • Evlija Çelebiu