زیبایی شناسی در استعاره قرآن کریم

Author

Abstract

Një numër i madh i interpretimeve të metaforës mbështetet në elementin e ngjashmërisë, perceptimin e aspektit simetrik, mirëpo Kur’ani Fisnik, duke qenë fjalë e përhershme e Zotit, ka qenë dhe vazhdon të jetë një burim i pasur për bukurinë artistike.
Çudirat e Tij nuk mbarojnë asnjëherë dhe mundësitë e Tij shprehëse dhe indikative nuk shteren kurrë, sado që nxjerrin studiuesit prej Tij.
Në këtë hap modest jemi përpjekur t’i trajtojmë disa metafora që hasen në Kur’anin Fisnik, nga një kënd tjetër, me qëllim që të nxjerrim në pah një aspekt tjetër nga bukuritë e të shprehurit kur’anor.
Ky punim përpiqet t’i sqarojë disa elemente të estetikës në metaforat kur’anore nga këndvështrimi i simetrive të kundërta e të ngjashme dhe domethëniet boshtore e sipërfaqësore semantike, dhe po ashtu fjalët indikative dhe jehonat e tyre abstrakte dhe ndjesore.
Kjo, megjithë mjetet e pakta të studiuesve dhe mundësitë e tyre njohëse e letrare, duke marrë parasysh se, edhe autori i këtyre rreshtave konsiderohet njëri nga ata të cilëve iu drejtohet Kur’ani Fisnik dhe si çdo mysliman ka të drejtë të flasë rreth Kur’anit Fisnik, nga dashuria ndaj Tij, me qëllim që të jetë njëri prej kontribuuesve të paktë për sa i përket nxitjes së dialogut rreth estetikave të Kur’anit Fisnik, edhe nëse gabon lidhur me atë që thotë e shkruan, meqë mundi i tij më i madh është që e tërë shpresa dhe dëshira
e tij të jenë për All-llahun e Lartësuar.

Keywords

Article Title [Persian]

Simetritë estetike në metaforat kur’anore

Author [Persian]

  • Dr. Sejjid Ali Mirlohi
Abstract [Persian]

Keywords [Persian]

  • Përvoja estetike
  • simetria
  • domethëniet margjinare
  • të kuptuarit pa mënyrën ‘si’