Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Arthur John Arberry, orientalist anglez, i shquar në shkencën e tesavufit dhe në letërsinë persiane, përkthyes dhe komentues i Kur’anit. Arthur John Arberry lindi më 12 maj 1905 në një shtëpi jashtëzakonisht të vogël në lagjen Fratton, lagje punëtorësh në qytetin Portsmouth në jug të Anglisë. Ishte fëmija i katërt nga pesë sa ishin. I ati i tij William Arbe-rry ishte oficer në marinën mbretërore. Ai për prindërit e tij, thotë se ishin të ditur dhe lexonin libra të mira. Ata i edukuan fëmijët e tyre për të qenë të krishterë të devotshëm dhe të jenë tepër serioz në jetë.
Arthur Arberry shkollimin e mesëm e kreu në Grammer School në Portsmouth. Në saje të aftësisë, fitoi bursë studimore për studime klasike (greqishten dhe latinishten) në Universitetin Cambridge. Në Vitin 1924 u regjistrua në fakultetin Pembroke në Universitetin Cambridge dhe ishte i pari në listën e studentëve të pranuar. Dy herë arriti të fitojë titullin e studentit të dalluar në lëndët klasike. U diplomua në letërsi. Ka qenë student i Reynold Alleyne Nicholson-it.
Keywords [Persian]