Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Është e qartë pozita e Ebu Hamid Gazaliut në historinë e filozofisë islame. Shumë studiues mendojnë se ai ishte kundërshtar i filozofisë dhe qe shkaktar për stagnimin dhe mos zhvillimin e saj. Nuk mund të ketë aspak dyshim, se në librin ‘Tehafetul Felasefe’ (Inkoherenca e filozofëve) ekzistojnë diskurse teologjike (kelam) kundër filozofisë dhe parime juri-dike, nëpërmjet të cilëve, mendimet dhe bindjet e filozofëve i akuzon për devijim dhe blasfemi. Por shumë dijetarë dhe juristë para Gazaliut, filozo-finë dhe teologjinë i konsideronin blasfmeike dhe të devijuara, por sikur me akuza për mosbesim (tekfir) dhe blasfemi të ishin kufizuar dhe sank-sionuar filozofia dhe filozofët. Atëherë do të duhej që edhe rruga e Farabiut dhe Ibni Sinas të ishte mbyllur dhe mendimet e tyre të ishin arkivuar nën akuzën se ata ishin devijantë dhe blasfemik. Gjatë historisë shohim se nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe filozofia islame ka ndjekur rrugën e saj deri në ditët tona.
Keywords [Persian]