Authors
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Authors [Persian]
Shkolla e fesë islame e bazuar në mësimet e Kur’anit të shenjtë dhe traditën e të Dërguarit të Zotit dhe si fe e tolerancës dhe mirëkuptimit, divergjencat mes popujve dhe sekteve të ndryshme i konsideron të natyrshme dhe të pranueshme. Ndërsa, një fenomen të tillë e cilëson si domosdoshmëri të “Urtësisë Hyjnore” dhe ndjekësit e saj (myslimanët) i fton që të heqin dorë nga përleshjet armiqësore dhe të dhunshme me fraksionet apo fetë tjera. Me gjithë këtë, ndonjëherë mospajtimet në fjalë të popujve, apo grupeve, për arsye të devijimit nga kriteret e së vërtetës, janë bërë shkak i urrejtjes dhe dhunës, madje në disa raste është derdhur gjak dhe janë zhvilluar luftëra të pakuptimta. Kështu që, secili grup duke u mbështetur në argumentet dhe dëshmitë e tij, veten e ka paraqitur si ‘të vërtetë absolute’, ndërsa të tjerët i ka akuzuar për mosbesim, devijim dhe sjellje të ‘risisë’ (bidat). Në këtë mes, mistikët (arifët) largpamës dhe të mençur duke u mbështetur në mësimet e fesë dhe sidomos në moton: “Numri i rrugëve që të çojnë tek All-llahu, janë sa numri i krijesave”, synimin e sekteve e kanë konsideruar të njëjtë, kurse ndjekësit e tyre i kanë ftuar në tolerancë dhe mirëkuptim. Në këtë mënyrë janë munduar të themelojnë ‘shtetin e tyre ideal’, në të cilin çdo individ do të kishte mundësi të shprehte dhe praktikonte besimin dhe bindjet e tij. Me anë të këtij artikulli synojmë të paraqesim një pjesë të parimeve dhe botëkuptimeve të mësimeve të
misticizmit islam në vendosjen e paqes dhe unitetit midis sekteve dhe grupeve, që kanë mendime, apo besime divergjente.
Keywords [Persian]