Author
Abstract
Keywords
Article Title [Persian]
Author [Persian]
Turqit të cilët i kushtojnë rëndësi të madhe arsimit edhe në Perandorinë Osmane në çdo vend që vajtën, ndërtuan shkolla dhe medrese dhe zhvilluan aktivitete të ndryshme edukative - arsimore. Perandoria Osmane në vitet 1877 – 1912 me gjithë vështirësitë që përballej brenda kufijve të saj gjeografik , për t’iu përgjigjur nevojave të kohës bëri përpjekje të pakursyera për reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor. Pas futjes së Shqipërisë nën qeverisjen e perandorisë edhe në Kosovë u zhvilluan aktivitete të ndryshme arsimore. Kështu që, përveç ngritjes së kualitetit edukativ - arsimor gjithashtu është synuar edhe ruajtja e identitetit të kosovarëve dhe pengimi i asimilimit të tyre. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë ekzistojnë dokumente të shumta. Në këtë arkiv ekzistojnë 911 dokumente, që ofrojnë të dhëna në lidhje me këtë temë. Andaj, duke u bazuar në këto
dokumente në këtë punim, janë hulumtuar aktivitetet edukative – arsimore në Kosovë mes viteve 1877 – 1912. Në këtë punim bëhet fjalë për organet arsimore, mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet që kanë zhvilluar këto organe në gjashtë sanxhaqet e Kosovës dhe në qarqet e tyre gjatë periudhës së qeverisjes së osmanëve
Keywords [Persian]