کتابخانه ای کیرووان در فاس، میراث گرانقدر تمدن اسلامی

Author

Abstract

کتابخانه ای کیرووان در فاس، میراث گرانقدر تمدن اسلامی

Keywords


Article Title [فارسی]

Biblioteka e Kajrevanit thesar i kulturës dhe civilizimit islam

Author [فارسی]

  • Ahmed Ebu Zejd
Abstract [فارسی]

Depoja e librave dhe e dorëshkrimeve e Kajrevanit, në Tunizi, paraqet thesar të njohurive dhe të civilizimit shumë të pasur. Konsiderohet njëra prej bibliotekave publike më të rëndësishme në nivel të botës arabe dhe asaj islame. Ajo përmban një thesar të çmuar të dorëshkrimeve dhe librave të rrallë. Në të njëjtën kohë ajo paraqet një burim të këndshëm për studiues dhe hulumtues, si dhe adresë të rrallë të shkencës për hulumtuesit arabë dhe të huaj, të cilët ia mësyjnë atij tempulli të dijës për të thithur nga nektari i saj... Në brendinë e saj gjenden 21,000 libra, 6,000 dorëshkrime dhe 500 shkrime të gdhendura në gurë. Ajo është një depo e llojit të rrallë që në vete ngërthen të gjitha llojet e shkencave dhe arteve. Aty gjejmë, mus’hafa, libra të tefsirit, të fikhut, hadithit, usulit, të historisë, të biografive, të udhe përshkrimeve, të letërsisë, të gjuhësisë, të tesavufit, të filozofisë, të mjekësisë, të astronomisë, të matematikës, si dhe të shumë arteve tjera, datat e shkrimit të tyre u takojnë periudhave të ndryshme kohore. Konsiderohet prej depove më të vjetra në botën arabe. Aty gjejmë dorëshkrime që janë të shkruara në shekullin e tetë të erës së re. Përmban dorëshkrime të rralla (autografe), disa prej tyre janë të shkruara nga vetë autorët e tyre.

Keywords [فارسی]

  • Biblioteka e Kajrevanitو kultura dhe civilizimit islam