مبارزات آلبانیایی ها علیه امپراطوری عثمانی

Author

Abstract

در این مقاله نویسنده به مبارزات آلبانیایی ها علیه امپراطوری عثمانی نگاه تاریخی می کند.

Keywords


Article Title [فارسی]

Kryengritjet shqiptare përballë Perandorisë Osmane dhe rezultatet e tyre

Author [فارسی]

  • Dr. Suat Zeyrek
Abstract [فارسی]

Me fillimin e dobësimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, shqiptarët filluan të kërkojnë alternativa tjera për vendin e tyre. Në krahasim me përpjekjet për pavarësi të popujve tjerë të Ballkanit, shqiptarët ndiqnin forma dhe metoda të ndryshme për krijimin e shtetit të tyre të pavarur. Përpjekjet për krijimin vetëdijes dhe identitetit kombëtar shqiptar kishin nisur që nga viti 1878 dhe këto përpjekje rastisën të bëhen në kohën e zhvillimit të aktivitetit opozitar që bënin Xhon Turqit (turqit e rinj). Regjimi në Perandorinë Osmane ishte ndërruar me mbështetjen e shqiptarëve. Sundimi i fortë i Sulltan Abdylhamitit të Dytë kishte filluar të kërcënohet, por pas Reformës Kushtetuese (Meshrutijetit) së bashku me përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat qeverisëse, numri i të pakënaqurve ishte rritur në Shqipëri, dhe me dëshirën e një pakice të vogël kishte filluar procesi i pavarësisë. Shqiptarët të cilët e mbajtën mbretërinë Osmane të preokupuar dhe të angazhuar gjatë kohës së reformave kushtetuese të monarkisë, kishin hyrë në sferat e ndikimit të shteteve perëndimore, si dhe duke vënë në lëvizje shtetet ballkanike, kishin lehtësuar bërjen e aleancave mes tyre. E gjithë kjo përshpejtoi procesin që çoi në Luftën Ballkanike.

Keywords [فارسی]

  • Shqiptarët
  • turqit e rinj
  • reforma kushtetuese
  • malësorët
  • zgjedhjet e vitit 1912