شرح نی نامه مولانا

Author

Abstract

در این مقاله مولفان شعر نی نامه مولانا را شرح می کنند.

Keywords


Article Title [فارسی]

Interpretimi i këngës ‘Neji’ të Mevlana Xhelaluddin Rumi

Author [فارسی]

  • Prof. dr. Abdullah Hamiti & Urata Agagjyshi
Abstract [فارسی]

Në këtë punim do të përqëndrohemi në interpretimin e shkurtë të tetëmbëdhjetë bejteve të para të Mesnevisë së Mevlana Xhelaluddin Rumiut për të cilët, në të vërtetë është shkruar mjaft. Kjo është kënga për Nejin (fyellin) e cila i prinë Mesnevsië së Rumiut. Neji përfaqëson njeriun e përsosur. Njeriu i përsosur paraqet njërin nga themelet e mendimit intelektualo-religjioz të Mevlanas, prandaj edhe Mesnevija fillon dhe vazhdon me tregimin, respektivisht klithjen e nejit apo të njeriut të përsosur, pra neji është odë e mrekullueshme për njeriun e përsosur dhe për aftësitë e tij të mahnitshme.
Tetëmbëdhjetë bejtet e para të Mesnevisë janë oqean misteresh, që shpalosin para nesh mprehtësinë e mendimit, mjeshtrinë e të shkruarit dhe gjerësinë e kuptimit të Mevlanas. Me këto bejte Mevlana na mëson se vlera e njeriut matet me kapacitein e tij për t’u bërë ashik. Në këtë drejtim njeriu duhet t’i mësoj vetit që të ndëgjoj, të shohë dhe të ndjejë të vërtetën. Kjo vlerë, në të njëjtën kohë, matet me barrën shpirtërore që individi mund ta bartë. Ndërsa shkalla më e lartë që njeriu mund të ngjitet është ashk’ul hakiki, dashuria e vërtetë, e drejtë dhe e përhershme ndaj Zotit të amshueshëm.

Keywords [فارسی]

  • Mevlana Xhelaluddin Rumi
  • Mesnevia
  • neji
  • dashuria